Në fshatin Burim, në Lindje, ndodhet xhamia e Allejbegisë e cila është ndërtuar në vitin 1585. Kjo xhami funksionon edhe sot për të kryer ritet fetare. Ka formë kubike dhe është e mbuluar me një kupolë.

Përmasat janë 6.4 x 6.27 m. Xhamia ka 10 (dhjetë) dritare drejtkëndëshe me korniza guri. Muret janë ndërtuar me gurë e tulla.

Xhamia është shpallur monument kulture në vitin 1970.