Vlera te artit tradicional te pa studiuara – Kuajt e vatres se Zjarrit te banesave te Shqiperise se Veriut.

Ne vatren e oxhakut gjithmone vendosen dy hekura te punuar ne menyre artizanale nga farketaret. Zakonisht dy figurat ne dy anet jane te ndryshme. Zjarrin e mbajne drangojte, te cilet jane te paraqitur ne hekurpunimin e kokave te ketyre hekurave. Keto hekura te punuar quhen Magaret ose Kuajt e vatres. Drangojte jane vepra te artit arkaik tradicional. Mjeshteria dhe shprehja e tyre artistike nuk ka vleresim dhe as katalogim tek trashegimia e jone. Mungesa e vleresimit per studimin, traditen arizanale te ketyre objekteve me vlera arti dhe te mitologjise etj eshte nje mungese dhe mosvleresim I trashegimise dhe vlerave artistike te vazhdmsisw se kultures tone.

Figura e Dragojt eshte e lidhur me kultin e Zjarrit, qe ne Naten e Kshndellave (kershendellave) duhet te jete gjithe naten ndezur, dhe po keshtu zjarri eshte edhe element  mbrenda ceremonive dhe riteve qe zhvillohen kete Nate te Madhe.

Kujt e vatres se Zjarrit te banesave te Shqiperise se Veriut.

Shenimi dhe foto nga J. Brahaj, “Koka e Dragojt”, ne hekurat e vatres se zjarrit te banesave te Shqiperise se Veriut”.