26 Shtator 2022

Në fund të gushtit, Priti Patel, ish-sekretarja e ministrisë së Brendshme, njoftoi plane të reja për azilkërkuesit shqiptarë të cilët kalojnë Kanalin Anglez për të kërkuar siguri në Britaninë e Madhe.

Ajo tha se kërkesat e tyre për azil do të rrefuzoheshin me pretendim se këto kërkesa për  ishin ‘të rreme’. Kjo deklaratë e nxitura e Patel nxiti frikë te azilkëruesit.

Nisur nga ky propozim i ish-sekretares, avokatët e studios ligjore Duncan Lewis, i dërguan një letër ligjore qeverisë duke kërkuar zbulimin e skemës së propozuar.

Menjëherë ka ardhur dhe përgjigja nga Qeveria, të cilët theksojne se çdo shqiptar që kërkon azil në Mbretërinë e Bashkuar nuk do të gjurmohet me shpejtësi ashtu si dhe Patel paralajmëroi më herët, mirëpo rasti i tyre do të merret në konsideratë si dhe do të shqyrtohet nga organet përkatëse.

Duke qenë se pothuajse të gjithë refugjatët shqiptarë që vijnë do të kërkojnë azil, kjo e bën politikën e propozuar të parëndësishme.

Ndërkohë, disa javë më parë mediat britanike raportuan se 50% e refugjatëve që mbërrijnë në Mbretërinë e Bashkuar janë shqiptarë.

Gazeta Sot