Vizita në Moskë, Vuçiç pranon se ka dështuar korrigjimi i kufijve. –

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka thënë në Moskë, pas takimin me presidentin rus Vladimir Putin, se gjatë bisedës dyorëshe, së paku 45 minuta kanë biseduar për situatën në Kosovë. Sipas tij, Putinin e ka njoftuar për atë se çfarë kërkojnë lojtarët e mëdhenj dhe se çfarë mbështetje pret Serbia nga rusët.

Ai nuk dha më shumë detaje nga përmbajtja e takimit, trasmeton gazeta Express.

I pyetur nëse Putini është njoftuar me planin për “korrigjim të kufijve”, Vuçiç ka tënë se nuk ka çfarë të flitet për një plan që e kanë refuzuar vendet e BE-së, serbët dhe shqiptarët.

“Kam menduar se ajo është një zgjidhje racionale, por askush tjetër nuk mendon kështu”, u shpreh Vuçiç.

Presidenti Vuçiç deklaroi se presidentin rus e ka falënderuar për mbështetjen që Rusia ia ofron Serbisë në forumet ndërkombëtare.