11 Shkurt 2024

Kreu i qeverisë është ndalur para gazetarëve pas mbylljes së mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të PS, e cila ka zgjatur plotë 5 orë, me dyer të mbyllura.

Një nga pyetjet që iu drejtua kreut të ekzekutivit, Edi Rama, ishte lidhur me vizitën që pritet të zhvillojë në Tiranë Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken.

Gazetarja e pyeti Ramës nëse ka ndonjë domethënie që vizita e tij do të jetë në të njëjtën ditë që pritet të jepet vendimi për çështjen ‘McGonigal’.

Ka qenë kjo pyetje që e ka bërë Ramën të qeshë duke thënë: Mirupafshim!

Gazetarja: A ka ndonjë domethënie që Antony Blinken vjen në të njëjtën ditë që jepet vendimi për çështjen McGonigal?

Rama: Hahaha, mirupafshim!

Nga Balkanweb