1 Mars 2026

Çdo vit ka një personalitet të vetin dhe ky vit i Kalit të Zjarrtë ndihet ndryshe në një mënyrë që s’mund të injorohet.

Viti i Kalit të Zjarrit nuk ka energji të butë apo reflektuese, nuk është ai tipi “më lër të shkruaj në ditar për gjashtë muaj”.

Është benzinë. Është vrull. Është ai lloj viti kur kthen kokën pas dhe kupton se gjithçka ndryshoi, sepse më në fund ndalove së menduari tepër dhe thjesht veprove.

Ky është viti i “lëre punën”, “nis atë projekt”, “thuaj të vërtetën që të tremb”, “rezervo udhëtimin”, “dashurohu më shpejt se sa e kishe planifikuar”.

Më pak pritje. Më pak kërkim lejeje. Më shumë instinkt. Më shumë energji protagonisti. Më shumë “nëse jo tani, atëherë kur?”

Nëse kohët e fundit gjithçka duket më e shpejtë, më e zhurmshme apo paksa e shkruar nga fati, mos e beso po deshe, por kali tashmë ka nisur vrapin.