Nga: Alma Mile.

Ja kështu, kështu… Këtë javë shpëtuam nga një bela e madhe.
Shërbim në Dibër. Darka në një goxha lokal. Tryezat ‘tumllaz’ me meshkuj dhe muret me ekrane tv. Këtu të lezetohet shija me jufka, mish, speca me gjizë e kos deleje. Dhe për t’i vënë kapak shijes i kërkojmë kamarierit të ‘çojë pak tv tek ndeshja Roma-Barca’.
Ra bomba! Të na ngulen dhjetra vështrime të çakërryera … të na ngrihet një dymetrosh me shpatullat sa një dollap, me sytë që i shkrepëtin…
– “Sa të mbarojë Ertogruli”, lëshon kamarieri dhe ia mbath.
Pse e dija unë që telenovelat janë ‘shpikur’ për femrat dhe futbolli për meshkujt ???