28 Dhjetor 2023

Gazetari Andi Tela deklaroi më emisionin “Të Paekspozuarit”, në MCN TV, se vendimi për vulën dhe logon e PD-së mund të merret edhe pas 10 viteve, sepse ka shumë dosje aty. Sipas tij, kjo është pjesë e atyre vendimeve të drejtësisë së re që nuk zhgënjen askënd.

“Pasi u bënë Kuvendet e famshme, gjykata mori vendimin që kjo parti i takon Sali Berishës. U prit një vit që Gjykata e Apelit të thoshte nuk është vendim i rregullt. U pritën 8-9 muaj, që Gjykata e Lartë të thoshte që Gjykata e Apelit ka gabuar.

Ky vendim mund të merret edhe pas dhjetë viteve, sepse ka shumë dosje atje. Kjo që ndodh me drejtësinë, të bën që të mos zhgënjehesh më nga këto vendime.

Ne mendojmë se jemi normalë dhe kush nuk respekton rregullat nuk është normal. Këtu mësohemi me historinë e SPAK dhe GJKKO për të vënë drejtësi, presim të shohim rezultatet e investimit. Presim të shohim hetime dhe arrestime për aferat që këto dhjetë vite artikulojmë dhe nuk e sheh këtë.

Sheh që SPAK dhe GJKKO merren me opozitën, kryetarin e saj Berishën. Merremi me kryetarin e një partie të vogël, Mediu, çështje që ka 15 vite dhe është parashkruar. Merren me Metën. Nuk merren me asnjë person që aktualisht drejton Shqipërinë.

Duke artikuluar që këta që qeverisin, drejtorët e këtyre blejnë vota, policia nuk investohet për të gjetur raste, por investohen për të arrestuar Belerin.

Ti pret që Beleri pasi zgjidhet kryetar, të betohet, por drejtësia nuk e lejon.

Ti lexon Kushtetutën në shqip dhe pastaj sheh SPAK-un dhe gjykatën që nuk kërkojnë autorizimin e Kuvendit për masën e Berishës.

35 deputetë shkojnë në Gjykatën Kushtetuese dhe ti pret të thonë të drejtën, që SPAK-u duhet të kërkonte autorizim, por Gjykata Kushtetuese vendos që të mos e marrë në shqyrtim.

Ti pret që Gjykata e Lartë që të marrë vendim për vulën që i takon Berishës dhe nuk e bëjnë.

Gazeta Sot