Vendi jonë ‘pushtohet’ nga acari. Gjatë orëve në vijim priten temperatura të ulëta deri -17 gradë, ARRSH del me thirrjen urgjente për të gjithë shoferët

21 JANAR 2022

Reshje dëbore ka pasur në: Boboshticë-Dardhë, Qafë Thanë-Kapshticë, Fushë Stude-Klenjë, Bajram Curri-Valbonë, Kukës-Ura e Zapodit, Qafë Mali-Fierzë, Dedaj-Razëm-Bogë, Kuben-Vasije, Qafë Qelë-Pukë-Fushë Arrëz-Fushë Dukagjin, qe kane sjellë probleme me qarkullimin.

Autoriteti Rrugor Shqiptar, përmes një postimi në Facebook ka reaguar për motin e acartë që do mbërthejnë vendin tonë ditët e fundit, ku temperaturat pritet të shkojnë -17.

ARRSH bën me dije se në akset ku ka pasur dëborë dhe u ka bërë apel drejtuesve të mjeteve të ecin me kujdes, të pajisin mjetin me zinxhirë dhe goma dimërore.

Njoftim mbi gjendjen e akseve nacionale. Gjatë natës ka pasur reshje shiu dhe dëbore në zonat malore.

Reshje dëbore ka pasur në: Boboshticë-Dardhë, Qafë Thanë-Kapshticë, Fushë Stude-Klenjë, Bajram Curri-Valbonë, Kukës-Ura e Zapodit, Qafë Mali-Fierzë, Dedaj-Razëm-Bogë, Kuben-Vasije, Qafë Qelë-Pukë-Fushë Arrëz-Fushë Dukagjin, pa sjellë probleme me qarkullimin.

Kontraktorët kanë punuar gjatë natës me mjete borëpastruese për pastrimin e rrugës dhe shpërndarjen e kripës.

Apel për drejtuesit e mjeteve: “Gjatë orëve në vijim priten temperatura të ulëta deri në -17°C në zonat malore, duhet të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore  të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore”.

Gazeta Sot