Zjarr ne Bushat Shkoder. Foto nga Ndoc Shaba

Nga Bepin Kolvata

Ora News sjell pamje vidio me dron nga zjarri i madh që ka rënë në afërsi të fshatit Rranxa Bushat në Bashkinë Vau i Dejës pasditen e sotme.

Zjarri ka përfshirë malin e Zefjanës dhe po përhapet me shpejtësi për shkak të erërave, raporton Ora News.

Në vendngjarje janë 8 zjarrfikëse nga Shkodra, Lezha, Malësia e Madhe dhe Vau Dejës.

Zjarr ne Bushat Shkoder. Foto nga Ndoc Shaba

Ndërkohë, momentalisht është arritur që të shpëtohen banesat nga flakët.

Foto jane marre nga FB: Ndoc M Shaben