14 Prill 2023

Në Britaninë e Madhe, në një rezidencë historike të shek të XVIII, është vandalizuar një skulpturë 230-vjeçare. E krijuar në vitin 1802, statuja që përshkruan Naiaden romake, Sabrina, është zhgarravitur me shkumës blu.

Një statujë historike në Worcester në Mbretërinë e Bashkuar ka rënë pre e akteve vandale. Skulptura 230-vjeçare e Sabrinës që ndodhet në oborrin e Croome, rezidencës neo-palladiane të mesit të shekullit të 18-të, është zhgarravitur me një shkumës ngjyrë blu nëpër fytyrë, krahë dhe bust.

Shenjat janë hequr nga statuja, por puna për pastrimin e plotë të saj po vazhdon.

E formuar nga guri Coade, skulptura mendohet se është bërë në vitin 1802 dhe përshkruan Naiaden romake, Sabrina, në një shpellë e cila fillimisht ishte zbukuruar me guaska, korale dhe gurë të çmuar. Naiada janë nimfa uji në mitologji. Sabrina e ka marrë emrin nga fryma e nimfës së lumit Severn.

Stafi i muzeut reagoi i tronditur pasi evindetoi përdhosjen e skulpturës historike.

“Ne jemi të tronditur që kjo ka ndodhur,” tha një zëdhënës i National Trust, një organizatë britanike që është përgjegjëse për rujatjen këtyre pasurive.

“Sido që janë zhgënjyese, incidentet si ky janë shumë të rralla duke pasur parasysh miliona vizitorë që gëzojnë dhe respektojnë vendet në kujdesin tonë”.

Po ashtu edhe një memorial për arkitektin e peizazhit Lancelot Brown u dëmtua gjithashtu diku gjatë 8 prillit, tha National Trust.

Puna për të hequr shenjat e shkumësave nga Memoriali po vazhdon.

Nga OraNews