Lumja ti, Kosov’o lule, Q’i le pas shoqet’ e tua!

Asnjë shtet ballkanik nuk jep troje, sidomos trojet e lara me gjak, mijëra vjet të lara me gjak. Jep troje kush i ka pa merituar ose kush ka në krye të vetes tradhëtare.

=-Nga Briseda Gjikondi. –

Asnjë shtet ballkanik nuk jep troje, sidomos trojet e lara me gjak, mijëra vjet të lara me gjak. Jep troje kush i ka pa merituar ose kush ka në krye të vetes tradhëtare.

Pak shpjegim ligjor. Demarkacion si term vjen nga latinishtja, “demarcare” që do të thotë caktoj kufinjtë. Malazezët tani janë duke festuar, inferioriteti mëkatar dhe prostitucioni i 80 shqiptarëve, ju dha atyre në tavolinë diçka që me pushkë e gjak nuk do e merrnin kurrë. Historive me konspiracion vdektarësh të përkohshëm, “jo po Amerika e bën për inat të Rusisë”, “jo po do na japin Preshevën se ne do ju japim Mitrovicën|, “jo po do na heqin vizat” (në fakt vizën kanë kohë që na e kanë hequr) që të zbrazen trojet, se kështu duhet…. e bla bla blatë e njerëzve me dy pare shpirt shqiptari dhe dy pash interes tradhëtari unë ju them URIME.

Urime Thaçit,Veselit, Haradinajt,
Urime sidomos Metës që loboi per Malin e Zi.

Urime shehikut të pavdekshëm të intrigës dhe ambicjes, mikut të ngushtë të Thaçit- Ramës,  dhe shkopit të tij të çorbës Batonit.
Urime Devollëve dhe të gjithë minjëve serbo-shqiptare që u vërtitën kanaleve të zeza nëntokësore, që arritën të vënë në dyshim gjakun e Bajram Currit, Isa Boletinit, Adem Jasharit, Ukshin Hotit, ASTRIT DEHARIT.

Urime çdo inferiori që flet shqip dhe që fajin ja vë përherë superfuqive për copëtimin e trojeve shqiptare, por kurrë nuk kupton, mendon dhe pranon që armiku më i madh i shqiptarve është vet ai bastardi i vogël i dy lekshit.

Pavaresisht ndihmës strategjike që i dha USA shqiptarëve ndërkohë që derdhej gjaku i Jasharajve, Haradinajve etj, etj… dhe ndahej e shpërndahej Ballkani, ASKUSH me Zot dhe Ligj nuk mund të jap si plaçkë tregu trojet shqiptare. Ka procedura, ka ligje, ka komisione, ka të vërteta të damkosura nga koha, gjaku dhe historia mijëra vjeçare e shqiptarve mbi këto troje, por të gjitha këto, 80 mercenarë, (mijëra vjet të tillë) i çuan si lule në varr të Pashiçit dhe Milosheviçit.

U përpoqën të përçanin të vetmen forcë politike atdhetare në trojet shqiptare, vetëm e vetëm që të arrinin pazarin e tokave, pazarin e arritën, përçarjen jo (sot u vërtetua që Lëvizja dhe fryma nuk kanë vdekur). U përpoqën të blejnë mediat shqiptare, shumë i blenë, siç shitën tokën. U përpoqën që me këtë pazar të një pasurie mijëravjecare QË NUK ËSHTË E TYRE POR E KOMBIT të blejnë korrupsionin e tyre moral dhe financiar, imunitetin e tyre ligjor por jo moral.

Interesat e Thaçit për imunitet personal dhe intrigat dhe interesat e Ramës për të qenë lideri historik i rajonit me anë të prostitucionit të vlerave arritën të fitojnë një betejë të vogël, por lufta dihet është e gjatë, shumë e gjatë..
Urime e mjera Kosovë. Urime që i le pas shoqet e tua.