17 Gusht 2023

Urdhër arrestet për koncesionin e sterilizimit mësohet se u lëshuan 2 muaj më parë nga SPAK.

Hetimi u mbajt i fshehtë pasi pritej hyrja e biznesmenit Ilir Rrapaj në territorin e Shqipërisë.

Ndërkohë po hetohet edhe roli i ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqja në koncesionin e sterilizimit.

Gazetarja Klodiana Lala raportoi se GJKKO i ka kërkuar SPAK të nisë hetimet edhe për zyrtarë të tjerë, përfshirë dhe ish-ministrin Ilir Beqja.

Ndërkohë në pranga kanë rënë fituesi i koncesionit të kontestuar, biznesmeni Ilir Rrapaj, që u kap mbrëmjen e së mërkurës (17 Gusht) dhe ish-zv.ministri i Shëndetësisë, Klodian Rjepaj.

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja, u paraqit në SPAK disa javë më parë, pasi koncesioni u dha gjatë kohës që drejtonte Ministrinë e Shëndetësisë.

Gjithashtu në SPAK ka dhanë dëshminë e saj ish-ministrja e Financave, Anila Denaj dhe ish-zëvendësministri i Shëndetësisë, Klodian Rjepaj, tashmë i vendosur në pranga.

Gazeta Panorama