17 Gusht 2023

Edhe Festime dhe promovim i Markës së Verës (venës) së re.

Fshati piktoresk dhe me tradita historike e etnokulturore Kryeziu i Pukës po përgatitet për ditë-festën e takimit të banorve,  që si pritet do mblidhen nga gjithë vendet europiane dhe nga Amerika, ku i shpërndau koha e hallet. Por më interesantja dhe që duhet vlerësuar është se banorët e Kryeziut pritet të kenë dhe nje suprizë: – “Do festojnë me verën e prodhuar nga rrushi i Kryeziut dhe markëtuar në fshatin e vendlindjes. Vera është etikuar: “Festa e Kryeziut”

Edhe festime, takime, përmallime por dhe promovim të produkteve vendase bio.

Komisioni në këtë fillim të mbarë të kësaj date, që do jetë e përvitshëm po harton programe që ne të ardhmen ne këtë ditë të shënuar per vendlindjen të organizoi aktivitet përnjohëse me traditat dhe vlerat e trashëguara të vendlindjes dhe me kontributin e kryeziasve në ditë tona.

Takimi është me 19 Gusht.