22 Dhjetor 2023

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa nëpërmjet një postimi në “facebook” deklaron se UNESCO ka finalizuar dhe transmetuar tek autoritet shqiptare një raport kundër koncesionit të Butrintit.

Ajo shton se Gjykatës Kushtetuese i është fshehur raporti dhe kjo e fundit është mashtruar gjatë procesit gjyqësor nga Këshilli i Ministrave sikur ky raport në ekziston.

Zhupa thekson se raporti nuk lejohet të publikohet nga qeveria shqiptare duke publikuar provën zyrtare, ku informohet se raporti i monitorimit i është cuar Këshillit Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore dhe shteti palë Shqipëria nuk ka dhënë autorizim ta publikojnë.

Postimi i plotë:

UNESCO raport kundër koncesionit të Butrintit.Raporti nuk lejohet të publikohet nga qeveria shqiptare.

Gjykatës Kushtetuese i është fshehur raporti i UNESCO i misionit të tetorit 2022 dhe është mashtruar gjatë procesit gjyqësor nga Këshilli i Ministrave sikur ky raport nuk ekziston.

Ne sot kemi provën zyrtare, ku na informon zyrtarisht që raporti i monitorimit i është cuar Këshillit Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore dhe shteti palë Shqipëria nuk ka dhënë autorizim ta publikojnë.

Ky raport ishte ai që kërkojmë ne si provë i gjithë kundërshtimeve që ka UNESCO kundra modelit me koncesion të Butrintit. Këtë raport e kërkoi Gjykata Kushtetuese dhe dha afat deri në 30 nëntor.

Në gjykata unë ju thashë nga burimet e komunikimeve me telefon ky raport kishte ardhur dhe e kishte qeveria shqiptare.

Kryetarja Holta Zacaj pyeti përfaqësuesin e qeverisë dhe mashtroi dha që nuk ka raport, cfare kishim i kemi dhënë.

Mashtroi duke sajuar edhe një email në 11 natës me ambasadoren tonë në UNESCO. Turpi është që në mashtrim përfshinë edhe ambasadoren duke e detyruar të shkruante që ska raport dhe duke cituar një datë pa lidhje me gjykimin.

A ka nevojë për më shumë prova Gjykata Kushtetuese sesa ky mashtrim dhe fshehje e raportit të misionit të UNESCO.

“Lidhur me kërkesën tuaj për statusin e raportit  të misionit të të përbashkëtë Qendrës të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s dhe Misionit Këshillimor ICOMOS, që u zhvillua nga data 26 deri më 28 tetor 2022, ju lutemi të jeni ë informuar se ky raport është finalizuar dhe transmetuar tek autoritetet kompetente në Shqipëri, përkatësisht Këshillit Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore si organizata qeveritare e caktuar si përgjegjëse kryesore për zbatimin e Konventës së Trashëgimisë Botërorenë Shqipëri. Shteti Palë i Shqipërisë nuk ka autorizuar publikimin e raportit në faqen e Trashëgimisë Botërore”

Fshehja është tipar i krimit, tipar i atyre që janë të zhytur në paligjshmëri. Ndryshe raporti do ishte kudo, po tju vinte pas qejfi të qeverisë.

I kërkoj Gjykatës Kushtetuese të marr raportin që e ka kërkuar vetë nga Këshilli i Ministrave dhe të ndaloj sa më shpejt këtë koncesion, duke respektuar kushtetutën e vendit dhe duke mbrojtur historinë, identetin dhe trashëgiminë kombëtare.

Nga OraNews