Ujqërit bëjnë kërdinë në fshatin shqiptar, tmerrohen banorët

20 GUSHT 2020terEmail

Ujqërit dhe çakejtë janë kthyer në një rrezik serioz për banorët fshatit Povelc e Darzezë të Fierit. Ata bëjnë kërdinë në bagëti e shpendë, por mjaft të rrezikuar janë dhe fëmijët. Sipas banorëve kafshët e egra shfaqen nga pylli Bishtmbret, ndërsa kjo problematikë ka tre vite që i shqetëson. Ata kërkojnë marrjen e masave, pasi blegtoria është e vetmja mundësi mbijetese për ta.

Sipas ish-kryeplakut të fshatit tufat e ujqërve kanë ngrënë vetem brenda një nate 18 krerë bagëti. Në pamundësi të një zgjidhje, ai tregon se për të mbrojtur bagëtitë, familjet e zonës janë të detyruar të bëjnë roje.

“Sot e 3 vjet ka rënë ujku këtu në fshat dhe kanë ngrëne 18 krerë bagëti brenda në vathë. Kanalet janë pa pastruar dhe ai rri në kanal freskët. Edhe pardje po bën 2-3 ditë i ka marrë një gjitonit tonë këtu 3 krerë qengja. Ne këtë zanat kemi vetëm që rrimë mblidhemi familjarisht e ruajmë mallin që të mos hyjë këtu brenda” u shpreh ish-kryeplaku për Report Tv.

Për sa kohë nuk do të merret një zgjidhje për këtë problem, këta kafshë të egra do të jenë një kërcënim për banorët e fshatit.

Gazeta Sot