10 Korrik 2026

Gazetarja Lindita Çela e ka cilësuar antikushtetues aktin normativ të qeverisë për akordimin e 4.2 milionë eurove nga rezervat e buxhetit të shtetit për koncertin e Kanye West.

E ftuar ne nje studio televizive ajo ngriti shqetësime për mungesën e transparencës dhe bazën ligjore të vendimit.

“Juristët shprehin, ose japin element që ligji është tërësisht antikushtetues, duke ju referuar nenit dhe motiveve që qeveria ka gjetur për këtë.

Ministria e Kulturës edhe e Inovacionit dhe e Sportit ka zero transparencë. Pra unë nuk mund të pranoj për objekt.

Personalisht ne i kemi çuar tre kërkesa Ministrisë së Kulturës zotin Gonxhja për të bërë të ditur jo vetëm motivin juridik, por dhe e dyta si do përdoret ky fond.

Kush ishte, sepse ky nuk është një koncert që ndodhi tani. Kush ishte nevoja emergjente që ndodhi?”

Sipas tij, anulimi i një koncerti nuk është ndonjë hata, ndërsa lajmi që dëmton imazhin e Shqipërisë nuk është anulimi i koncertit, por vendimi i qeverisë për të financuar atë me 4.2 milionë euro nga fondet rezervë të shtetit.

“Nuk është hataja që anulohet një koncert. Në të gjitha vendet në qoftë se flasim te bota e spektaklit në të gjitha vendet ose artistët që janë përballur me situata të tilla dhe anulohet koncerti dhe kompania merr përsipër edhe riskun.

Kur doli vendimi i qeverisë për 4.2 milionë euro, kolegët e mi të mediave të huaja dhe ndërkombëtare më kanë kontaktuar përveç faktit që është bërë ky lajm dhe lajmi kryesor që në gjykimin tim personal që turpëron Shqipërinë nuk ishte anulimi i një koncerti.

Sigurisht që lajmi do ishte Keney West dështon, Keney West anulon Shqipërinë, por këtu nuk përfshihet Shqipëria”, tha ajo.