6 Shkurt 2024

Mbreti Charles është parë për herë të parë në publik pas diagnostikimit me kancer. I shoqëruar nga Mbretëresha Camilla, Mbreti Charles III është fotografuar duke lënë Clarence House, shtëpinë e tyre në Londër.

Çifti mbretëror është larguar me helikopter drejt Sandringhamit, një nga rezidencat e familjes mbretërore në Norfolk. Helikopteri i Mbretit është parë pak minuta më parë duke u ulur në Pallatin Buckingham.

Ndërkohë gjatë ditës së stome, Princ Harry mbërriti në Londër për të vizituar babain e tij, Mbretin Charles III, pas njoftimit se monarku ishte diagnostikuar me kancer, raportuan mediat britanike.

Sipas Daily Mail, Duka i Sussex, Princ Harry, djali më i vogël i monarkut 75-vjeçar, i cili ka hequr dorë nga detyrat e tij mbretërore dhe ka jetuar në SHBA gjatë viteve të fundit, mbërriti në Aeroportin Heathrow duke udhëtuar në një fluturim nate për të vizituar babanë e tij në rezidencën e tij në Londër në Clarence House.

Sipas Pallatit Buckingham, diagnostikimi me kancer nuk është i lidhur me trajtimin për probleme me prostatë që Charles iu nënshtrua së fundmi.

Pallati nuk njoftoi se nga çfarë forme e kancerit është prekur monarku 75-vjeçar. Pallati Bakingam tha se “është vërejtur një çështje tjetër shqetësuese” gjatë trajtimit që Charles bëri muajin e kaluar për prostatën, kur ai qëndroi tre net në një spital në Londër.