Turqi: zbulohet një kishë 3 metra thellë në det. –

Nga Diamila Leka. –

Një zbulim interesant është bërë nga arkeologët në liqenin Iznik në Turqi. 50 metra nga bregu gjendet një bazilikë kristiane e stilit bizantin, tre metra në thellësi.  Sipas informacioneve të para, thuhet se është ndërtuar  për nder të Shën Neofitit, një martir i ekzekutuar në vitin303. Arkeologët kanë zbuluar se tempulli është shkatërruar pjesërisht nga një tërmet në vitin 740.