Fondet e objekteve Etnografike te mbyllura ku ruhen tre shekuj traditë. –

Mysafirët e pjesëmarrësit e konferencave shkencore të Institutit Albanologjik të Prishtinës shpesh në ambientet e këtij institucioni ftohen që të shohin diçka të prekshme sa i përket trashëgimisë kulturore të Kosovës e përtej saj.

Sidomos etnologët nuk kalojnë andejpari pa hyrë në sallën ku janë të ekspozuara eksponate të tekstilit e të drurit, shkruan sot Koha Ditore.

Ekspozita që ka nisur të plotësohet qysh nga rithemelimi i Institutit më 1967 qëndron e mbyllur për publikun.

Mirëmbajtja është ceshtje më vete. Por ajo është goxha e pasur me ato që prezantohen pavarësisht se i ka mbuluar pluhuri, u mungojnë legjendat e edhe sistemimi i mirëfilltë. Por krejt këtyre do të duhej t’u printe një konservim e restaurim, gjë që nuk është bërë as në Muzeun Etnologjik të Kosovës…