Sherri i Dukeshave te Anglise

“Tronditet” Britania, dalin pamjet e sherrit të dukeshave Meghan e Kate (Foto).-

Nga: Gazeta Shqip.

Një “super sherr” ka ndodhur në familjen mbretërore të Britanisë së Madhe, midis dy dukeshave, Kate Middleton dhe Meghan Markle.

Sherri i Dukeshave te Anglise

Si për të konfirmuar krisjen e marrëdhënieve të tyre, ato janë fotografuar në një sallon të madh teksa përleshen fizikisht, duke tërhequr prej flokësh njëra-tjetrën.

Meghan ka shtrirë në dysheme Kate dhe e tërheq atë nga flokët, ndërsa e qëllon edhe me shkelma. Dukesha Middleton duket e shtrirë dhe e dorëzuar përballë nuses më të re të familjes.

Sherri i Dukeshave te Anglise

Fotot u bënë shpejt virale dhe fansat shprehën shqetësim për atë çfarë panë, por pas pak orësh gjithçka u sqarua, pasi familja mbretërore tregoi se kemi të bëjmë me një inskenim të paramenduar.

Gjithçka është bërë për të ironizuar komentet e ndjekësve që i shfaqin gjithmonë si armike të betuara dukeshat e Anglisë.

Sherri i Dukeshave te Anglise