Trishtim i madh per humbjen e nje miku te rralle sic ishte Kostaq Xoxa. Por nuk duhet pyetur si vdiq Kostaqi, por si jetoi ai.

Ai jetoi si nje zotni i vertete, kryelarte, dinjitoz, studjues i pa lodhur, botues e publicist, vlera te cilat i shfaqi ne liri, pas vitit ’90. Ne liri ai u be shembulli i luftetarit te vijes se pare te luftes per permbysjen e diktatures dhe denoncimin e dhunes, terrorit dhe krimit komunist.

Kostaqi ishte nje burre shpirtbardhe i gatshem dhe i pa pertuar te ndihmonte kedo ne shume fusha te dijes.

Me mendjepreftesine e tij karakteristike ai dinte te te orjentonte e ndihmonte ne fushen e historise, gjuhesise, letersise, publicistikes etj.

Jam krenar qe pata nje mik si Kostaq Xoxa, nje emer te pa harruar e te nderuar

Ngushellime familjes.

Lamtumire miku im i vyer.

Nga: Enver Memishaj – Lepenica