Tirana ngrihet në mbështetje të studentëve në RMV/ Nis protesta në sheshin “Skënderbej” për gjuhën shqipe në provimet e Jurisprudencës

26 Maji 2026
Në Sheshin “Skënderbej” në Tiranë është zhvilluar një protestë në mbështetje të studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, të cilët kërkojnë që provimi i Jurisprudencës të zhvillohet në gjuhën shqipe.
Protesta është organizuar siç ishte paralajmëruar më herët dhe ka mbledhur një numër të madh studentësh dhe qytetarësh në kryeqytet. Pjesëmarrësit mbanin pankarta në duar dhe shprehën mbështetje për kërkesat e studentëve shqiptarë në RMV.
Një nga mesazhet që u shfaq në protestë ishte “Një gjuhë na bashkon përtej kufijve”, duke vënë theksin te përdorimi i gjuhës shqipe në institucionet shtetërore.
Kjo protestë në Tiranë vjen pas tubimeve të mëparshme në Shkup, ku studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut kanë kërkuar të njëjtën gjë dhe kanë kërkuar gjithashtu dorëheqjen e ministrit të Drejtësisë, Igor Filkov, pas refuzimit të kërkesës së tyre për provimin në gjuhën shqipe.
