24 Mars 2024

Një tërmet me magnitudë 2.8 Rihter është regjistruar mbrëmjen e kësaj të diele rreth orës 20:39 në vendin tonë.

Sipas Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare epiqendra e tërmetit ishte në Leskovik, ndërsa thellësia e lëkundjes sizmike vlerësohet të ketë qenë 5 kilometra.

Për fat të mirë lëkundjet ishin të lehta. Nuk ka raportime për dëme materiale.