29 Mars 2023

Një tërmet me magnitudë 4.7 Rihter është ndier gjatë mesnatës në Itali.

Mësohet se thellësia e lëkundjes ka qënë 10 kilometra, ndërsa epiqendra është regjistruar 79 km në perëndim të Foggia dhe 13 kilometra larg Campobasso.

Si pasojë e lëkundjes së fuqishme në disa komuna janë raportuar çarje të mureve në banesa, ndërsa në Në Campobasso u shënuan skena paniku në rrugë, trafik  dhe frikë nga banorët.

Si pasojë e panikut që kanë jetuar banorët, kryetarët e bashkive kanë vendosur të mbyllin shkollat për të mërkurën.

Sipas Mbrojtjes Civile për momentin nuk raportohet për dëme në njerëz apo sende, por ka shumë frikë tek banorët.