28 Mars 2023

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi shprehet se përçarja e kësaj force politike për zgjedhjet e 14 majit do të krijojë konfuzion tek demokratët përsa i përket votimit të kandidatëve.

Në një intervistë për “Panorama TV”, Korreshi deklaroi se ai ka mbështetur idenë që PD e drejtuar nga Alibeaj, të dilte në zgjedhje vetëm për Këshillat Bashkiakë dhe të mbështeteshin kandidatët e Primareve për kryetarë bashkish.

Përsa i përket Lushnjes, zonës që Korreshi përfaqëson, ai deklaroi se PD-ja e Alibeajt do garojë me listën e saj për këshillat bashkiakë, ndërsa do mbështesi kandidatin e primareve për të marrë drejtimin e kësaj bashkie.

Korreshi: Unë në Lushnje i kam bërë vetë, jemi munduar të nxjerrim njerëzit më të mirë. Një listë dinjitoze me ish-anëtarë të këshillave bashkiakë. Lista është miratuar nga Kryesia e PD-së Lushnje. Dëshira ka qenë gjithëpërfshirja në këto lista. Dëshira ka qenë e madhe për të marrë pjesë. Lista është e degës Lushnje. Dega e Lushnjes nuk përfaqësohet me kryetarë. Ka qenë një vendim i konkluduar prej muajsh.

Ne nga procesi i 6 marsit, kandidatët e Lushnjes treguan se nuk kapin as votat e 25 prillit. Ne bëmë një hap pas, gjykuam se skemi pse të bëhemi sebep për një humbje të dytë. Ne menduam se nuk mund të bëheshim barrë dhe pengesë të demokratëve që Berisha nuk donte të negocionte me ne. Vendosëm të mbështesim kandidatin që ka mbështetjen e pjesës tjetër të demokratëve.

Ne s’mund t’i bëhemi pengesë pasi provat i dhamë në 6 mars. E mira do ishte të mos vlerësohej më sigla e Bashës, Berishës apo Alibeajt, por sigla e PD-së. Kjo gjë nuk u arrit dot. Me lista do dalim të ndarë për këshillat bashkiakë. Më vjen keq që në listën e Berishës ka shumë kandidatë nga Partia e Lirisë. Po i bëhet një qokë e madhe. E vetmja gjë që solli kjo përçarje është dalja me dy lista për këshilltarë.

Pyetje: Si do ndikojë kjo përçarje? Ku do shkojnë demokratët për të votuar?

Korreshi: Do krijojë konfuzion. Ne do muyndehemi t’i thjeshtojmë jetën demokratëve për votën e kandidatit për kryetarë bashkie. Qëllimi është të luftojmë kundër PS-së dhe jo me njëri-tjetrin. Do jemi të gatshëm të ofrojmë gatishmërinë tonë për mbështetjen e kandidatit. Shpresoj mos të ndikojë në procesin për këshillat bashkiakë.

Pyetje: Kemi vetëm 16 emra, ndërsa 20 lista për këshillat bashkiakë. Duhet të kishte më shumë?

Korreshi: Deri në këtë moment nuk e di pse. Unë kam qenë i mendimit që të mos dalim me kandidatë për kryetarë bashkie, që edhe Berisha të mos na shihte ne si justifikim për humbjen. Ky ka qenë logjika jonë dhe degës nga unë vij. Është e dëmshme për PD-në kjo ndarje. Të gjithë deputetët që kanë marrë votat nga demokratët, janë ata që kanë votuar. Politika e ndjekur nga Berisha nuk i lë sot që ata të dalin me pavarësinë që kemi krijuar.

Gazeta Panorama