25 Nentor 2022

Edhe pse me temperatura relativisht të ulëta, dita e sotme dhe e nesërme do të jënë me mot të kthjellët në të gjithë vendin. Mësohet se temperaturat do të variojnë nga 2 gradë gjatë natës në zonat malore në 13 gradë Celsius në jug të vendit, ndërsa kryeqyteti do të variojë nga 4 në 11 gradë Celsius.

Ky mot do të zgjasë deri pasditen e së shtunës, pasi të dielën i gjithë vendi do të pushtohet nga reshjet e shiut, ndërsa pjesa veri-lindore dhe jug-lindore do të përballet me reshje dëborë.

Parashikohet që reshjet e dëborës të hasen në Bajram Curri, Fushë Arrëz, Bulqizë, Peshkopi, Pogradec, Korçë dhe Ersekë, gjë e cila do të shoqërohet sigurisht edhe më rënie të ndjeshme të temperaturave.

Reshjet lokale të shiut do të nisin të shtunën në mbrëmje dhe do të vijojnë gjatë gjithë ditës së diel.Reshjet e shiut do të jenë të herëpashershme me intensitet të ulët, lokalisht deri mesatar në veri.

Në relievet malore reshje dëbore.Era do të fryjë me drejtim juglindje-verilindje e lehtë e mesatare në bregdet. Valëzimi në dete i forcës 2 deri 4 ballë.

Gazeta Sot