25 Nentor 2022

Partia Demokratike e Alibeajt tashmë ka gati një pjesë të emrave me të cilët do të kandidojë në zgjedhjet e 14 majit. Pas Agron Kapllanajt, që ka zyrtarizuar vetë kandidaturën për Mallakastrën, kanë dalë edhe disa emra të tjerë që do të garojnë nën siglën e PD së Alibeajt për bashkitë.

Janë zyrtarizuar kandidatët për Kuçovën, ku do të garohet me Ilir Koxhaj, me profesion bankier. Në Dibër, Alibeaj do të kandidojë me kreun e Degës së PD atje Naim Gazidede ndërsa në bashkinë e Lezhës me Sandër Markun.

Ndërkohë sipas burimeve, për Bashkitë e mëdha, Tiranë, Durrës e Elbasan, ende nuk janë zyrtarizuar kandidaturat. Për të gjitha bashkitë, pritet që Alibeaj dhe grupi i tij të vendosin javën e ardhshme.

Gazeta Dita