Bariu i fundit në Gramsh/ Dikur një lagje e fshatit Tërvol numëronte 1500 krerë bagëti, sot gjithë fshati vetëm 65.

23 Gusht 2026
Dikur vetëm një lagje e fshatit Tërvol të Gramshit numëronte 1500 krerë bagëti, sot i vetmi i mbetur me 65 krerë bagëti është 72-vjeçari Ferit Sinani.
Feriti ecën çdo ditë më shumë se 30 km për të kullotur bagëtinë, por trashëgiminë e familjes e ka të vështirë ta braktisë.
Sipas të moshuarit, bagëtitë janë fitimprurëse, sidomos për ca të ardhura shtesë mbi pensionin.
72-vjeçari thotë se fshatrat janë braktisur, rinia ka ikur e të moshuarit mundohen sado pak të mbajnë gjallë disa tradita.
