23 Gusht 2026

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve në vend deri në orën 14:00 të kësaj të diele, 23 gusht.

Situata më problematike është në Krastë të Krujës, ku zjarri vijon me intensitet pranë zonave të banuara.

Në operacion marrin pjesë disa forca zjarrfikëse, ndërsa ndërhyrja për shuarjen po kryhet edhe nga ajri me helikopter.