Kosova e gatshme ta ndihmojë Shqipërinë dhe Malin e Zi për zjarret

23 Gusht 2026
Me datë 14 Gusht Ministri i Mbrojtjes i Kosoves ka bërë këtë Deklaratë: Jemi të gatshem te ndihmojme Shqiperinë dhe Malin e Zi ne shuarjen e flakëve.
Qeveria Shqiptare e Ramës nuk pranon, se ka frikë kritikat per gjendjen katastrofike te pergatitjes per ngjarje të tilla do gadasë edhe me shume politiken e mbrapshtë të tij..
Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka bërë me dije se Kosova është e gatshme t’u ofrojë ndihmë Shqipërisë dhe Malit të Zi, të cilat po përballen me zjarre në zona të ndryshme.
Maqedonci ka thënë se homologëve të tij nga Shqipëria dhe Mali i Zi ua ka përcjellë gatishmërinë e Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës për të ofruar mbështetje me kapacitetet që vendi ka në dispozicion.
Sipas tij, Kosova është e gatshme të kontribuojë në përballimin e situatës, nëse autoritetet e dy vendeve vlerësojnë se ndihma është e nevojshme.
“Kosova është e gatshme të kontribuojë në mbështetje të autoriteteve përkatëse, nëse një ndihmë e tillë vlerësohet e nevojshme, duke vënë në dispozicion kapacitetet tona për përballimin e situatës së krijuar nga zjarret. Në momente të tilla solidariteti dhe bashkëpunimi marrin një rëndësi të veçantë. Ministria e Mbrojtjes, Forca e Sigurisë së Kosovës dhe institucionet tjera të Republikës mbeten të gatshme të ofrojnë mbështetje dhe të kontribuojnë aty ku kapacitetet tona mund të jenë të dobishme”, ka thënë Maqedonci.
