Kjo eshte unaza e shumeperfolur qe At Shtjefen Gjeçovi e zbuloi ne nje varr te vjeter ne Koder Bogëz, në fshatin Laçit, asokohe – (Sebaste, Kurbin) ne vitin 1900.

Ja çfarë shkruante françeskani i përvuajtur patriot në vitin 1914!

“Ishe n’Laç – Sebaste të Kurbinit si i parë famulliet, si gjejshe t’knaqun n’kerkim të vjetërsiënave – permi t’cillat tash flas, -mu beh në qelë. Dr. Paal Traeger prej Zehlendorf-it t’Berlinit. I vlerti anthropolog e arkeolog, i cili atbotë pat fillue dishka me belbue taljanisht, e unë si burr i madh (!) xuna me ju levdue per do sende t’vjetra t’cillat i pata gjet mun n’atë kohë m’nji vorr në vend t’qujtun “Koder Bogëz” në katund të Laçit – Sebaste. Dr. Traegeri mu lut me ja diftue visarin tem, edhe unë me njerzie ja qita perpara. E pvetshe herë per nji send herë për nji tjetër, e ky rrap -çap me me atë gjuhë taljane, u mundote me mi kallxue do punë permbi ato vjetersiëna. Nder kto sende kishe edhe nji unazë-arit t’cillën e pata gjetë n’vorr të vendit të permendun, e pveta Dr. Traeger-in, qi t’më diftote kohen e vjetersiënës s’sajë, e ky mu pergjegj: “Kohen e vlerën s’mund ta kallxoj, se na arkeologët jena të betuem me mos kallxue as kohen as çmimin e vjetersiëvet, por po deshte me e shitë, unë po të nap mje m’7 (shtatë) napolana per atë unazë”!!

Të falem nderes i thaçë Dr. Traeger-it, me më dhanë 400 napolana se shes, por veç deshta me ditë kohen e çmimin e vjetersiës…”AQSh. Fondi 159.

Pergatiti: J. Brahaj