23 Janar 2023

Dimri i acartë ka përfshirë vendin. Juglindja prej disa ditësh është e zbardhur nga dëbora, por nuk mungojnë temperaturat nën minus dhe ngricat.

Ashtu siç ka parashikuar edhe Shërbimi Metorologjik Ushtarak në zonën e juglindjes ka prezencë të ngricave të forta. Qytetarët korçarë ka publikuar edhe disa foto të temperaturave gjatë natës në qytetin e Korçës.

Në orën 01:44 të së martës, termometri ka shënuar -11.5 gradë. Ndërsa jashtë qytetit të Korçës, termometri shënoi -14.5  gradë celcius në këtë orar.

Ndërkohë në orën 04:30 të mëngjesit termometri kapi vlerën e -17 gradë në këtë qytet.

Pritet që temperaturat nën zero gradë të jenë prezente deri në fund të javës në këtë zonë./CNA