Temperatura -53 gradë celsius, shihni çfarë bëhet në qytetin e akullt.

Një spektakël unik dimëror është vënë në skenë në qytetin më ftohtë të Kinës, Huzhong, ku temperaturat shkuan deri në -53.2 gradë Celsius.

Qytetarë të shumtë hodhën ujë të nxehtë në ajër, i cili kthehej menjëherë në akull dhe dëborë duke krijuar imazhe mahnitëse. Për shkak të pozicionit gjeografik, Huzhong, përjeton çdo sezon temperatura rekord shumë të ulëta.

Qindra qytetarë u mblodhën bashkë duke formuar shifrat “-53.2 gradë celsius”, për të festuar Solsticin Dimëror në mënyrë unike.

©Copyright Gazeta SHQIP