Muzeu Etnografik Vlore

21 Gusht 2022

Muzeu Etnografik i Vlorës është një dëshmi e gjallë e traditës dhe mënyrës së jetesës së qytetit ndër vite.

Pjesë përbërëse e tre muzeve të qytetit të Vlorës, Muzeu Etnografik ndodhet shumë afër Muzeut Historik së Vlorës. Në këtë muze 37-vjeçar mund të gjesh historinë e kulturës së pasur të qytetit bregdetar. Elementë të ndryshëm etnografikë të punuar nga banorët e zonës në etapa të ndryshme kohore. Çdo gjë që ka lidhje me veshjet tradicionale. Veglat e jetesës apo stilin e të jetuarit të familjeve vlonjate e shumë objekte të tjera që rrëfejnë për këtë qytet do i gjeni në këtë muze.

Muzeu Etnografik Vlore

Objektet etnografike dhe mënyra e jetesës gjatë historisë

Kati i parë është i ndarë në tri dhoma të cilat janë, ajo e stanit, e metalit dhe ajo e peshkimit. Në të treja këto dhoma keni mundësi të shihni objekte interesante, shumë prej të cilëve janë mbi 100-vjeçarë. Objektet si guna e çobanit, dybeku për rrahjen e bulmetit, enë e qumshtit, apo makineritë për shtypjen e ullirit janë tregues të rrugëtimit të kësaj shoqërie.

Muzeu Etnografik Vlore

Kati i dytë përfshin sallonin, dhomët e ndara të burrave e të grave, si dhe dhomën e tezgjahut. E veçanta e odës së grave është se në të mund të gjeni kostume të vjetra që datojnë 100 vite më pare. Ato dallohen nga njëra-tjetra nga thurja e tyre si edhe nga qendisjet e luleve apo motiveve të ndryshme. Karakteristikë e odës së burrave është sofra e rrumbullaktë, si simbol i barazisë, dhe varja e armëve në mur, gjë që asokohe bëhej për të theksuar se diskutimet mbaheshin në mënyrë paqësore.

Muzeu Etnografik Vlore

Mbi ndërtesën ku ndodhet muzeu  

E ndërtuar në mesin e shek. XIX-të, godina 3-katëshe e muzeut është e gjitha e ndërtuar me gurë e dru. E deklaruar monument kulture 56 vjet më parë, kjo godinë ka pasur funksione të ndryshme ndër vite.

Për tu theksuar është ai i vitit 1909, kur Marigo Posio drejtoi shkollën e parë të gjuhës shqipe për vajza.

Muzeu Etnografik Vlore

Muzeu Etnografik Vlore

Muzeu Etnografik Vlore

Foto dhe Teksti nga IntoAlbania.