“Rama jepe dorëheqjen!” – Protesta Ramës “pushton” stadiumin

7 Tetor 2026
Thirrjet kundër Edi Rames janë dëgjuar edhe në stadiumin “Air Albania”, ku Shqipëria po përballet këtë mbrëmje me San Marinon.
Gjatë ndeshjes, një pjesë e tifozëve kanë shpalosur në tribuna një baner gjigant me mesazhin “Rama në burg, Berisha në burg!”, ndërsa në kor nga shkallët e stadiumit janë dëgjuar thirrje: “Rama jep dorëheqjen!”.
Baneri ka tërhequr vëmendjen e forcave të sigurisë dhe efektivët e policisë, siç shihet edhe nga pamjet, kanë ndërhyrë për ta hequr atë nga tribuna.







