Lulzim Basha

Të gjithë kundër Bashes, por ka vetem nje deputete qe e mbron.

7 MARS 2022

Mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, ku po diskutohet mbi rezultatin e dobët në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit është shoqëruar me debate të forta, ku deputetët Ferdinant Xhaferraj dhe Dashnor Sula i kërkuan dorëheqjen kryetarit Lulzim Basha.

Por në linjë tjetër me ta ishte deputetja Oriola Pampuri, e cila tha se përgjegjësia për humbjen nuk duhet të kërkohet vetëm te Lulzim Basha, por deputetët të dalin dhe të bashkohen me demokratët në terren pasi zgjedhjet e 2023-shit janë shumë afër.

“Ne e dinim që do dilnim kështu se ishin zgjedhje kurth, po normale të bashkohemi me demokratët po në terren. Mos ta kërkojmë përgjegjësinë vetëm te Lulzim Basha. Kemi zgjedhjet 2023-shit. Skemi kohë”, tha Pampuri.