Supermarketet e Milanos boshatisen, sheshi “Duomo” do qëndrojë i mbyllur…

23 Shkurt 2020

Në Milano të Italisë situata është bërë mjaft shqetësuese. Ndërsa autoritetet kanë lajmëruar që do të mbyllen shkollat e gjithashtu nuk do të lejohet që të grumbullohen njerëz në vende të caktuara, banorët e qytetit italian kanë mësyrë nëpër supermarketet e ndryshme për të marrë rezerva ushqimore.

Radhë të gjata te kasat, karroca të mbushura plot e përplot me ushqime në kuti dhe rafte të zbrazura.  Ky është imazhi i zakonshëm që shikon nëpër supermarketet e Italisë.

Qytetarët thonë se po bëjnë furnizime në mënyrë që të shmangin daljet nga shtëpia.

Ndërkohë që autoritetet lokale kanë vendosur që edhe sheshi “Duomo” të qëndrojë i mbyllur deri më 25 shkurt.