21 Tetor 2026

Pas grumbullimit në ambientet e jashtme të Universitetit Politeknik, mëngjesin e kësaj të mërkure, të pedagogëve dhe studentëve, në murin e jashtëm të universitetit është shfaqur një banderolë.

Sipas pamjeve, të rinjtë kanë përcjellë përmes banderolës mesazhin në emër të revoltës së tyre, ku shkruhet: “Rroftë rinia e lirë”, “Sot vendosim ne”, “Fundi i Katovicës” etj.

Studentët dhe pedagogët: – Sot vendosim ne!

Ndërkohë, pas qëndresës së tyre te Universiteti Politeknik, ka nisur edhe marshimi drejt Kryeministrisë, aty ku disa orë më parë kryeministri Edi Rama ka vendosur sërish karrige, duke i ftuar studentët për dialog.