Edi Rama

21 Tetor 2026

Kryeministri Edi Rama ka kërcënuar sërish të rinjtë që protestojnë kundër tij, duke bërë thënë se autoritetet do t’i ndjekin ata “këmbë këmbës”.

Gjatë një takimi me drejtuesit e sistemit bankar në Shqipëri, kreu i qeverisë tha se përgjegjësia do të shtrihet edhe te familjet e tyre. Sipas Ramës, familjet e fëmijëve të përfshirë në protesta nuk do përfitojnë shërbime nga shteti. Ai nuk dha detaje mbi bazën ligjore apo mënyrën se si do të zbatohej një masë e tillë.

“Do t’i ndjekim këmbë këmbës. Kushdo që ka një fëmijë të mitur duhet të kujdeset për të. Do t’ju vijë fatura në familje”, deklaroi KM-ja.

Paralajmërimet përfshinë edhe kufizime, jo vetëm brenda vendit, por edhe jashtë tij. Sipas Ramës do t’u kufizohet aksesi në aeroporte, hotele, trena etj.