25 Prill 2024

Ambasadori i Rusisë në SHBA ka deklaruar se transferimi i raketave balistike me rreze të gjatë veprimi në Ukrainë është “i pamundur të justifikohet”.

Tre zyrtarë amerikanë konfirmuan se Ukraina kishte përdorur tashmë dy herë kundër Rusisë Sistemin Raketor Taktik të Ushtrisë së SHBA – të quajtur ATACMS.

Në përgjigje, ambasadori Anatoly Antonov tha se “Uashingtoni nuk do të jetë në gjendje të dalë nga këneta e tmerrshme që ka thithur gjakun e ushtarëve të zakonshëm”.

Ambasadori shtoi se Moska i kishte rrëzuar disa raketa ATACMS dhe “do të vazhdonte ta bënte një gjë të tillë sa herë do të sulmohej.

Me tone kërcënuese Antonov tha: “A nuk kanë frikë politikanët vendas se mos mbyten në moçalin e konfliktit”?

Ukraina ka përdorur tashmë dy herë këtë muaj raketa balistike me rreze të gjatë nga SHBA kundër Rusisë, sipas NBC Neës.

Sulmi i parë ishte kundër një aeroporti ushtarak rus 100 milje brenda Krimesë.

Forcat ukrainase përdorën sistemin për herë të dytë të martën kundër forcave ruse në lindje të qytetit juglindor të Ukrainës, Berdyansk në Zaporizhzhia Oblast.

Sipas një zëdhënësi të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, sistemet e raketave kanë një rreze prej rreth 187 miljesh dhe u siguruan si pjesë e paketës së ndihmës ushtarake prej 300 milionë dollarësh të SHBA-së më 12 mars.

Gazeta Dita