Studentja i kthehet Ramës: S’na thanë që do vinit ju në mbledhje, unë po iki… –

– 18.12.18.

Nga Gazeta Shqiptare.

Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë është takuar sot me studentët të Universitet Bujqësor, ndërsa po zhvillon një dialog me ta për të folur për 8 pikat e shtruara nga studentët në këtë protestë.

Një studente, e cila ka marrë fjalën dhe pasi ka bërë pyetjen rreth e tarifës, më pas i ka thënë Ramës se Rektori i kishte gënjyer për këtë mbledhje dhe se ata nuk e dinin që do të ishte ai prezent. Më pas ka thënë se do të ishte ajo e para që do të largohej sot nga kjo mbledhje, sepse ai po mundohet t’i përçajë.

“Nuk na njoftoi njeri që do vinit ju sot në këtë mbledhje, unë po boraksit mbledhjen sepse ju po na përçani”, – u shpreh ajo. Por Rama teksa mori fjalën pas vajzës iu drejtua:

Si do të dëgjosh nëse ikën.Kam ardhur tiu degjoj sepse keni 15 dite qe bertisni e nuk flisni. Me thoni cfare keni?Duhet te ulemi te flasim pasi rrezikoni te humbisni dicka qe e keni krijuar vete. Është hera e parë që studentet refuzojnë dialogun dhe më duhet tiu them që jeni shumë larg studenteve të 1990. Unë e di që ka shumë probleme, madje nga ato që thanë studentet këtu tek Bujqesori dolën 5 probleme që nuk kanë të bëjnë fare me 8 pikat e kërkuara nga studentet e tjerë në proteste. Kjo konfirmon atë që kam thënë unë, që Universitetet kanë më shumë se 8 probleme, prandaj është jetike të ulemi të flasim”.

Pavarësisht këtij sqarimi, studentja ka kërkuar sërish të marrë fjalën por Rama nuk ia ka dhënë këtë mundësi duke pohuar se në takim duhet të flasin të gjithë jo vetëm një student. Kjo ka bërë që studetja që replikoi me Ramën të largohej nga mbledhja.