Laboratori i Arkivit Qendror te Shtetit

Arkivi i Shtetit, me Laborator të ri Restaurimi. –

18/12/2018

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave prezantoi Laboratorin e ri Qendror të Restaurimit si strukturë e re ku do të përqendrohen proceset e restaurimit jo vetëm brenda territorit të Republikës së Shqipërisë por edhe jashtë. Ky prezantim u bë në praninë e Drejtorit të Përgjithshëm të Arkivave Ardit Bido dhe krye-shefit të Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës Ram Manaj në vazhdimësi të bashkëpunimit mes dy institucioneve për restaurimin e dokumenteve. Laboratori i restaurimit ka për qëllim konservimin, rimëkëmbjen, rehabilitimin, rikuperimin dhe shpëtimin e dokumenteve të dëmtuara për konsolidimin e dokumenteve të rëndësishëm, kulturore, historike, nga ana fizike dhe estetike. Drejtori i arkivit Ardit Bido u shpreh se laboratori erdhi falë bashkëpunimit me Agjencinë Shtetërore ë Arkivave në Kosovë.

“Degradimi dokumenteve na bën bashkë me një marrëveshje bashkëpunimi me Agjencinë Shtetërore të Arkivave të Kosovës për të ruajtur historinë tonë duke i shpëtuar dokumentet nëpërmjet metodave të reja të modernizuara me mjetet dhe teknologjinë  e përdorur për restaurim, ku ka siguruar fondet e domosdoshme (nga buxheti i shtetit) për të kryer investime në këtë Laborator. Ky investim për pajisjet dhe mjetet e punës më bashkëkohore, dhe mbi të gjitha në trajnimin e punonjësve në laboratorët më të mirë të huaj, mundëson hapjen e rrugës që çdo dokument i historisë kombëtare, qoftë në Shqipëri, në trungun kombëtar a në diasporë”, – tha Bido. Kryeshefi i Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës Ram Manaj e cilësoi restaurimin e dokumenteve si e ardhmja e Arkivit dhe ndihmesë për studiuesit si pjesë e ruajtjes së dokumentacionit. Në fund të prezantimit Përgjegjësja e Sektorit të Restaurimit shpjegoi proceset që kalon një dokument gjatë fazës së restaurimit.  Arkivi i Shtetit Shqiptar është institucioni më i rëndësishëm arkivor në shkallë kombëtare ku grumbullohen, ruhen, përpunohen dhe shërbehen dokumentet kryesore, që dëshmojnë për historinë e kombit dhe të shtetit shqiptar. Historia e Arkivave në Shqipëri është e lidhur me historinë e kombit dhe të shtetit shqiptar, dhe është rezultat i proceseve dhe i fazave të zhvillimit të tyre. Fillimet e veprimtarisë arkivore datojnë që nga antikiteti, kur në bibliotekat që ekzistonin në shtetet ilire, krahas librave, ruheshin edhe dokumente. Dokumenti i parë që bën fjalë për përpjekjet për krijimin e një Arkivi Qendror Historik, është vendimi i datës 2.1.1932 i Këshillit të Naltë të Shtetit, për shqyrtimin e projekt-rregullores, për regjistrimin e ngjarjeve me rëndësi.

Laboratori i Arkivit Qendror te Shtetit

/Agjensia e Lajmeve Sot News/