Cilët ishin Molosët?

10 maji  2020

Molosët ishin një nga tre fiset kryesore epirote, krahas kaonëve e tesprotëve, që shtrihej në qendër të Epirit antik.

Në fund të shek.V p.e.s. molosët krijuan një mbretëri të fuqishme mbi baza federative të njohur me emrin Koinoni i Molosëve.

Nga mbretërit e parë më i dëgjuar ka qenë Tarypa, gjatë sundimit të të cilit mbretëria molose filloi të projektojë planet për ta zgjeruar pushtetin e saj dhe për ta vënë Epirin në rrugën e bashkimit politik e ushtarak.

Ky proces u realizua në gjysmën e dytë të shek.IV p.e.s. me krijimin e Aleancës Epirote.

Me krijimin e Lidhjes Epirote molosët nuk mundën ta ruajnë më rëndësinë e tyre të mëparshme.

Gazeta Dita