Kisha e Shën Millit (Mëhillit) Vithkuq, Korçë. –

Kisha e Shën Mehillit (Vithkuq) është monument i trashëgimisë kulturore në Vithkuq, rrethi i KorçësKisha është më e madhja e Vithkuqit. Ajo filloi të ndërtohet në vitin 1682 me shpenzimet e të krishterëve që jetonin në Vithkuq, me kontributin e prift Stavrit, dhe Mitropolitit të Kosturit. U përfundua më 1728.

Kisha përbëhet nga naosi, narteksi dhe hajati. Naosi është i tipit bazilikal, trenefesh me përmasa tl brendshme 15.5 x 9.5 m. Dy radhë kollonash ndajnë nefet nga njëri-tjetri, nga të cilët nefi qendror është më i gjerë dhe më i lartë nga dy anësoret. Kollonat lidhen ndërmjet tyre me një sistem harqesh në të dy drejtimet. Nefet gjatësore ndërpriten nga një nef tërthor, duke krijuar në mes një bërthamë të mbuluar me kupolë. Lartësia e objektit është rreth 8 m.