Studentët e Shkodrës u “bashkohen” protestuesve në Tiranë, ja vendimi që kanë marrë. –

13 Janar, 2019

Ndërkohë që studentët e Universitetit të Tiranës, prej ditësh po protestojnë duke bojktotuar mësimin dhe duke u ngujuar në fakultete, edhe kolegët e tyre në Shkodër kanë vendosur që nesër të protestojnë sërish.

Në një njoftim në rrjetet sociale, studentët e fakultetit të Infermierisë dhe të Shkencat e Natyrës në Shkodër kanë paralajmëruar protestë masive.

Ato kërkojnë plotësimin e kërkesave të tyre, ndërkohë që paralajmërojnë se do të zhvillojnë protesta për gjatë gjithë javës.