Mjekësia i bashkohet ngujimit dhe kanë një thirrje për Ramën. Mbetet i paqarte lajmi per Greve Urie. –

13/01/2019 –

 Ndërsa studentë nga 3 fakultete, ai i Juridik, Ekonomik dhe i Inxhinierisë së Ndërtimit vijojnë ngujimin e tyre prej disa ditësh, tashmë atyre u është bashkuar fakulteti i Mjeksisë.

Ndërkohë në fakultetin e Ekonomikut mbi 200 studentë u janë bashkuar studentëve të tjerë të

cilët vijonin ngujimin në ambientet e brendshme të këtij institucioni.Ndonëse dera kryesore e fakultetit ishte e mbyllur me dryn, punonjësit e sigurisë dhe policia e shtetit e gjendur para një numri të madh studentësh kanë vendosur të hapin portën dhe të lejojnë studentët të futen brenda.

Po ashtu studentët e Fakultetit të Shkencave Sociale në një deklaratë kanë shprehur mos pajtimin në lidhje me vendimet e dala nga mbledhja e Rektoratit. Sipas tyre po tentohet të shmanget fokusi qëllimi i vërtetë i protestës.

Ato kanë vendosur që të vijojnë rezistencën me bojkot aktiv në mjediset e fakultetit duke shpallur dhe një agendë për ditën e nesërme.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/