Stërgjyshja më “cool” e karantinës ka nevojë për më shumë verë

Një stërgjyshe 82-vjeçare është bërë sensacion në rrjet pasi është fotografuar në dritaren e shtëpisë së saj ndërsa mbante një tabelë “Kam nevojë për më shumë verë” ndërkohë që qëndron në karantinë për shkak të koronavirusit.

Annette Muller përshkruhet nga vajza Kelly si ‘shpirti i festës’, por gjyshja e gjashtë nipërve dhe stërgjyshja e katër të tjerëve, është izoluar në shtëpinë e saj në Ontario gjatë pandemisë.

Pavarësisht se ka humbur disa pjesëtarë të familjes për shkak të kancerit, Kelly thotë se nëna e saj ka një aftësi të jashtëzakonshme për të mbetur pozitive.