18 maji, Dita Ndërkombëtare e Muzeve i gjen muzetë e Durrësit të mbyllura. Muzeu Arkeologjik qëndron i mbyllur për më shumë se një viti, pasi i është nënshtruar rikonstruksionit për shkak të dëmtimeve të marra nga tërmeti i vitit 2019.

Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton për Balkanweb se situata është edhe më kritike përsa i përket Muzeut Etnografik, i cili qëndron i mbyllur që pas fatkeqësisë natyrore, pasi dëmtimet që pësoi banesa 2 katëshe, e njohur si shtëpia e Aleksandër Moisiut, nuk mundësonin funksionalitetin e saj.

Por nëse muzetë ishin të mbyllura, të gjitha sitet e tjera arkeologjike dhe historike, si dhe monumente e trashëgimisë kulturore në Durrës ishin paraditen e sotme të mbushura plot me turistë dhe vizitorë, të cilët mund t’i vizitonin falas.

Në Ditën Ndërkombëtare të Muzeve, Drejtoria Muzeore Durrës, ka planifikuar një sërë aktivitetesh deri në orët e vona të kësaj dite. Sinkron Alban Ramohitaj

Numri i turisteve te huaj ka ardhur ne rritje nga viti ne vit ne Durres, dhe te huajt kane interes te vecante per Sitet arkeologjike.

News 24