Ilmi Kasemi Dua Lipa Fragment

Skulptori Ilmi Kasemi realizon statujën e Dua Lipës: – Duan ta përvetësojne fqinjët ballkanikë, e bëra nga inati

Janar 2022

Disa pretendime se Dua Lipa nuk është shqiptare kanë nxitur skulptorin e mirënjohur, Ilmi Kasemin që ndërmjet artit të tij ‘të revoltohet’. I tronditur nga ajo që artisti e quan ‘avazin e melodisë së vjedhjes etnike’ ai tregon sesi i është kthyer punimit të tij disa herë. Nëpërmjet një postimi në rrjetin e tij social Facebook Kasemi ndan me ne veprën e Dua Lipës të gdhendur në mënyrë perfekte e shkruan në një formë mjaft nacionaliste sesi priste agimin për t’i vërtetuar ‘kundërshtarëve’ ballkanikë absurditetin me pretendimet e tyre boshe.

‘Hartat e tokave mund t’i bëjnë si të duan, me ngjyrat që duan, ti botojnë në libra e të llafosim si tu dojë qejfi nëpër sallonet dhipllomatike, por gjakun e shqiptarëve nuk e bëjnë dot ujë.

Mezi prita të zbardhte dita, që të paktën t’a sillja skulpturën në gjendje zgjimi, për të shkuar në betejën e rradhës, me kundërshtarët absurd të paranojës balkanike.

Ilmi Kasemi Dua Lipa

E kisha nisur ditë më parë, pavarësisht nga lajmi i kobshëm, ndryshe fare nga ky kompozim i sotëm, po ndërtoja këngëtaren e famës botërore.

Isha i mbingopur nga fotografitë dhe videot. Nuk dija ku të ndalesha për më mirë.Por sot bëra mirë që ndala tek plisi, xhamadani vija vija, këpucët e veshura ndër mote nga nënat, gjyshet e stërgjyshet e Dua Lipës. E transformova, nga që më duhej Dua,jo vetëm si këngëtarja edhe pse prej frymës së modernitetit të pamjes së saj, ruajta përmbajtjen e personazhit.

Natyrisht edhe tiparet fizionomike, por më tepër më duhej fryma jonë. Fryma e një “shqiponje” në gjest.’, shkruan Kasemi.

Shqiptarja.com